GETINJO NË NJË LIDHJE? Me foton që hodhi na bëri të gjithëve të dyshojmë – AlpeGossip
GETINJO NË NJË LIDHJE? Me foton që hodhi na bëri të gjithëve të dyshojmë

GETINJO NË NJË LIDHJE? Me foton që hodhi na bëri të gjithëve të dyshojmë

Është apo jo në një lidhje Getinjo? Kur vjen puna tek reperët, shumica prej tyre preferojnë të tregohen të rezervuar lidhur me jetën private.

Mozzik dhe Loredana vodhën gjithë vëmendjen e mundshme me romancën e tyre, ndërsa Getinjo së fundmi ka ndarë një foto ndryshe me ndjekësit në rrjet. Duke sjellë atmosferën e sezonit veror, reperi shihet i shoqëruar nga një vajzë, fytyrën e sëcilës nuk e ka zbuluar. Megjithatë, në postim tërheqin vëmendje në veçanti format fizike të kësaj të fundit, ndërsa Getinjo i ka vendosur një gotë me pije mbi këmbë.

“Gëzuar”, ka shkruar ai, e sipas lokacionit të vendosur mbi foto, duket se reperi ka kaluar pak kohë në Gjermani. Është kjo e dashura e Getinjos apo thjesht një mikeshë me të cilën po kalon pushimet? Përgjigjen mbetet ta presim nga vetë reperi.