U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Princ Leka dhe Elia Zaharia zbulojnë portretin e vajzës së tyre (FOTO) – AlpeGossip
U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Princ Leka dhe Elia Zaharia zbulojnë portretin e vajzës së tyre (FOTO)

U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Princ Leka dhe Elia Zaharia zbulojnë portretin e vajzës së tyre (FOTO)

Në tetor që vitit që lamë pas Princ Leka dhe princeshë Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë. Elia solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Geraldina.

Ditën e sotme, çifti kanë prezantuar për herë të parë vogëlushen me publikun. Princesha ka publikuar disa foto familjare në rrjete sociale, në atmosferën e festave të fundvitit dhe të gjithë vëmendjen e ka marrë e vogla Geraldinë.

“Të dashur miq e dashamirës, Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me ëngjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrrat dhe të gjejë lumturi e harmoni! Nga zemra, Ne të tre…”, ka shkruar Elia krahas fotove.