I NJOHËM NGA INSTAGRAMI/ Kush janë vajzat e talentuara të rrjeteve sociale (FOTO) – AlpeGossip
I NJOHËM NGA INSTAGRAMI/ Kush janë vajzat e talentuara të rrjeteve sociale (FOTO)

I NJOHËM NGA INSTAGRAMI/ Kush janë vajzat e talentuara të rrjeteve sociale (FOTO)

Ditët e sotme është e vështirë të jesh “i famshëm” për një kohë të gjatë e aq më shumë ti mbash fansat. Por as e pamundur nuk është!
Në Shqipëri ka shumë vajza të cilat kanë një numër të konsiderueshëm fansash në Instagram.
Ato filluan të njihen nga talentet e tyre të veçanta që i karakterizonin. Disa prej tyre modën, disa fotografitë artistike, e disa prej udhëtimeve që bëjnë.

Pavarësisht se tani disa prej tyre kanë 1 profesion që e bëjnë, ato e krijuan “famën” e tyre nëpërmjet instagramit.
Më poshtë AlpeNews do t’ju njohi me disa prej tyre:

Megi Pojani

Megi Pojani njihet për fotot seksi, videot humoristike, si edhe aktore protagoniste ne serialin “Kemi njeri-tjetrin”. Megi aktualisht është gazetare dhe një nga moderatoret e emisionit më të ri “Hostel by Anabel”. Megi tjetër njihet dhe ngjashmërinë e madhe që ka me Kim Kardashian.

Angelinas.lbook
Anxhelina Kotorri është një nga blogeret më të suksesshme të momentin. Stili i saj është ndryshe nga ato që kemi parë deri më sot, pasi siç ka thënë dhe vetë ajo, gjithçka që ajo vesh kushton shumë pak, dhe shpeshherë stilimet janë të bëra nga vetë ajo.
Ngjyra e saj e flokëve ndryshon aq shpesh, sa çdo herë që klikohet mbi profilin e saj je kurioze nëse do i shohësh ato blu, lejlja apo të verdha siç i mban dhe shumicën e kohës.

“Anukja”

Ana ose ndryshe e njohur si “Anukja” është studente mjekësie. Por duket se ka zgjedhur të bëj një jetë ndryshe nga doktoreshat e tjera që jemi mësuar të shohim.
Ana dhe “hobi” i saj për fotot e veçanta dhe videot të një lloji tjetër, mund të jenë gjëja më e bukur që do të shihni sapo të hapni “Instagramin”.
Bashkë me mikeshat e saj, Anuken do ta shihni kudo nëpër botë.

Fransi

Françeska Çoniku njihet jo thjesht për bukurinë që e karakterizon, por dhe për stilin, kombinimin dhe përzgjedhjen e veshjeve, ngjyrave e gjithçka tjetër. Franceska është e talentuar dhe së fundi bashkë me dy blogere të tjera kanë nisur një emision në Top Channel  “Top Bloggers” ku shëtisin në vende të ndryshme.

Fjorda Llukmani

Fjorda ka mbaruar studimet për gazetari dhe njihet për udhëtimet e saj. Fjorda ndryshe e quan veten “Nona” dhe këtë etiketim ja ka vendosur dhe Instagramit të saj të cilin ja ka kushtuar udhëtimeve që bën “Travels of Nona”. Ajo bën shpesh reportazhe lidhur me udhëtimet ku ju tregon njerëzve për eksperiencat e saj dhe jo vetëm, Fjorda i inspiron ata.

Sarah Berisha

Sarah Berisha është studente në fakultetin e drejtësisë dhe blogere. Pasioni për modën duket se e ka shtyrë atë drejt krijimit të një blogu ku ajo poston foto të ndryshme të veshjeve të saj të përditshme.

Përgatiti AlpeNews.al