AI KUJTOI SE ISHTE SHAKA/ Çifti i famshëm i ofroi seks treshe aktorit të serialit “Friends" - AlpeGossip
AI KUJTOI  SE ISHTE SHAKA/ Çifti i famshëm i ofroi seks treshe aktorit të serialit “Friends”

AI KUJTOI SE ISHTE SHAKA/ Çifti i famshëm i ofroi seks treshe aktorit të serialit “Friends”

Deklarata e aktorit të serialit “Friends”  Matt LeBlanc këtë javë për një ofertë për seks treshe që kishte marrë nga Sharon dhe Ozzy Osbourne është e vërtetë.

Vetë Sharon konfirmoi lajmin në episodin e së enjtes të shfaqjes së saj në “CBS”, duke thënë se ajo e kishte propozuar me të vërtetë aktorin në Golden Globes në vitin 2012.

“Nëse do të kisha vijuar më tej, do të kisha thirrur bashkëshortin tim … Do të kisha dashur ta filmoja”.

“Do të më pëlqente ta shikonim”, u përgjigj me shpejtësi bashkëbiseduesja e saj, Sara Gilbert.

Aktori LeBlanc tregoi më herët se ishte në prapaskenën e Golden Globes kur takoi yllin britanik Sharon.

“Unë i thashë, ‘O Zot jam një fans i madh i bashkëshortit tënd. Ai është i mrekullueshëm’”.

“Oh kjo është super. Ndoshta pas kësaj ti mund të vish në shtëpinë tonë dhe do të bëjmë një treshe”, ia ktheu Sharon.

Aktori shtoi se shpresonte që Sharon të bënte shaka, por doli që oferta e saj ishte reale!