Menaxheri i Feros reagon pas dhunimit të reperit: ‘Ishte sulm i organizuar’ (FOTO) – AlpeGossip
Menaxheri i Feros reagon pas dhunimit të reperit: ‘Ishte sulm i organizuar’ (FOTO)

Menaxheri i Feros reagon pas dhunimit të reperit: ‘Ishte sulm i organizuar’ (FOTO)

Reperi i njohur, Fero është bërë pjesë e një sherri masiv mbrëmjen e djeshme. Teksa dilte nga një qendër tregtare në Prishtinë, ai është sulmuar nga nga pesë persona, të cilët sipas këngëtarit kanë qenë të armatosur. Lidhur më këtë çështje, së fundmi ak folur edhe menaxheri i reperit, Met Elshani.

“E vërtetë është që mbrëmë pesë persona kanë sulmuar Feron. por falë ndërhyrjes së Zap nuk ka ndodhur asgjë serioze, do të thotë nuk ka pasur lëndime trupore. Sulmi ka qenë i organizuar, policia po merret me rastin.”- ka shkruar menaxheri i Feros në Insta Story.

Për ta vërtetuar këtë, reperi ka postuar një video diten e sotme ku shfaqet shëndoshë e mirë.

Kjo ngjarje si duket nuk do ta ndalë këngëtarin, që u ka thënë publikisht atyre që e kanë sulmuar se “arma nuk duhet veç me u mbajt, por edhe me gjujt.”