Ekzistojnë shumë pyetjet mbi sigurinë e lëngut të përdorur në cigaret elektronik të cilat na bëjnë akoma konfuzë.
Për të qartësuar gjërat, është kujdesur Dr. Colin Mendelsohn, kryetarit të Shoqatës Australiane të Reduktimit të Duhanit,i cili ka treguar a është e sigurte përdorimi i cigares elektronike. Ose më saktë a është më e sigurt se prija e duhanit sepse këto cigare elektronike përdoren pikërisht për këtë, për të lënë duhanin.
Përgjigja ishte se në fakti ishin 95% më të sigurta se duhani. “Kjo bazohet në atë që dimë për duhanin dhe atë që dimë për cigaren elektronike. Ja çfarë tha tjetër ai: Pothuajse të gjitha kimikatet në tym mungojnë në cigaren me avull. “Ata që ndodhen në duhan janë të pranishme më pak se 1% në cigaren elektronike “. Është shumë më pak e dëmshme për shëndetin sesa cigaret normale.
“Natyrisht që ka kimikate në lëngjet që ndodhen në to dhe nuk rekomandohen për njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan. Por për njerëzit që e kanë pirë dhe duan ta lënë kanë përmirësime të dukshme. Jo gjithmonë cigarja elektronike çon në mos pirjen e duhanit, sepse ka njerëz që e përdorin vetëm për pak kohë në mënyrë që të ndihen më të qetë dhe më pas e rifillojnë.