Ish-bashkëshortja e Trump pozon për fotografin shqiptar por surpriza nuk mbaron këtu (FOTO) – AlpeGossip
Ish-bashkëshortja e Trump pozon për fotografin shqiptar por surpriza nuk mbaron këtu (FOTO)

Ish-bashkëshortja e Trump pozon për fotografin shqiptar por surpriza nuk mbaron këtu (FOTO)

Ai është një nga fotografët më të mirënjohur dhe ka bashkëpunuar me personazhet më të famshme shqiptarë dhe të huaj.

Fadil Berisha i cili jeton dhe punon në New York, ka publikuar së fundi një foto me ish-bashkëshorten e presidentit të Amerikës, Ivana Trump.

Ai madje thotë se ka krijuar edhe miqësi të ngushtë me disa personalitete ndërkombëtare siç është modelja çeke, Ivana Trump.

Ajo ka qenë e martuar përgjatë 15 vjetëve 1977-92 me Trump, me të cilin ka tre fëmijë, djemtë Donald Trump Jr. dhe Eric Trump si dhe vajzën, Ivanka Trump.

Dhe pikërisht në moshën 69-vjeçare, Ivana ka zgjedhur fotografin e mirënjohur për të realizuar një set fotosh profesionale.

“Fotografi të bukura sot me mikeshën time prej kohësh, Ivanka Trump”, ka shkruar ndër të tjerash Berisha në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke pozuar krahas Trumpit.

Mbetet të shihet nëse në ditët në vazhdim do të sjellë fotografi të tjera artisti shqiptar.