IA BËJNË KASTILE/ Fansat “hakmerren” ndaj Loredanës, i postojnë foton para ndërhyrjeve kirurgjike dhe reperja nuk njihet – AlpeGossip
IA BËJNË KASTILE/ Fansat “hakmerren” ndaj Loredanës, i postojnë foton para ndërhyrjeve kirurgjike dhe reperja nuk njihet

IA BËJNË KASTILE/ Fansat “hakmerren” ndaj Loredanës, i postojnë foton para ndërhyrjeve kirurgjike dhe reperja nuk njihet

Mediat në Zvicër i kanë dhënë një vëmendje të veçantë reperes me origjinë shqiptare, Loredana Zefi, e cila po cilësohet si super ylli i momentit në muzikën gjermane.

Sipas këtyre medieve, rasti me çiftin zviceran i ka ndarë fansat e reperes, të cilët tashmë edhe po shkruajnë komente negative në videot e këngëve të saj në Yotube dhe po bëjnë postime të ndryshme nëpër rrjete sociale.

Madje ata kanë shkuar aq larg, sa edhe i kanë gjetur një fotografi të Loredanës, ku ajo shfaqet para se të bënte ndërhyrjet kirurgjike në fytyrën e saj.

Ajo duket aq ndryshe në këtë foto, saqë nuk njihet fare, sidomos në fotografinë me të cilën e kanë krahasuar ndryshimin.

Ndryshimet janë të dukshme: Flokët e saj tani bjond, atëherë kanë qenë të zinj, hunda më e gjerë, buzët më të holla dhe fytyra më e plotë.

A është e sigurtë që nëkëtë fotografi është Loredana, ende nuk dihet, megjithatë shenjat nga lindja dhe dhëmbët mund ta konfirmojnë këtë gjë.

loredanaa.jpg