NICKI MINAJ E FIKSUAR PAS TREJSI SEJDINIT/ Ja çfarë bën reperja për miss-in (FOTO) – AlpeGossip
NICKI MINAJ E FIKSUAR PAS TREJSI SEJDINIT/ Ja çfarë bën reperja për miss-in (FOTO)

NICKI MINAJ E FIKSUAR PAS TREJSI SEJDINIT/ Ja çfarë bën reperja për miss-in (FOTO)

Miss Universe Albania, Trejsi Sejdini ka tërhequr vëmendjen e publikut që pasi mori kurorën si më e bukura shqiptare. Ajo përfaqësoi Shqipërinë pak kohë më parë në Tajlandë, ku rrëmbeu zemrat e publikut tajlandezë të cilët e mbështetën gjatë bukuroshen shqiptare.
Në intervista të ndryshme, Trejsi ka zbuluar se ka një talent dhe di shumë mirë të repojë. Këtë gjë e tregon me anë të videove të ndryshme ku shfaqet duke kënduar këngët e reperes së famshme, Nicki Minaj.

Siç duket këto video kanë janë parë nga ana e reperes së famshme e cila ka reaguar menjëherë. Nicki ka pëlqyer një nga videot e publikuara nga Trejsi dhe kjo e fundit e emocionuar e ka ndarë këtë gjë me fansat e saj.

“Nicki Minaj pëlqeu videon time, o zot i madh. Ka qenë idhulli im që kur kam qenë 7 vjeçe. Mezi pres të shkoj në koncertin saj në Gjermani”, ka shkruar Trejsi pranë videos.