“PA INSTAGRAM TI FALIMENTON”/ Enca ka një përgjigje për ndjekësit (FOTOT) – AlpeGossip
“PA INSTAGRAM TI FALIMENTON”/ Enca ka një përgjigje për ndjekësit (FOTOT)

“PA INSTAGRAM TI FALIMENTON”/ Enca ka një përgjigje për ndjekësit (FOTOT)

Siç e dimë të gjithë dje pati për orë me radhë probleme me Instagramin, Whatsapp dhe Facebook.

Enca, reagoi rreth këtij fakti. Ajo postoi disa InstaStory:

Një prej ndjekësve i tha se pa Instagram, ajo falimenton:

Nëse mbyllet Instagram-i t’i falimenton automatikisht
-Po u mbyll Instagrami ti ngel pa punë i pari. 

Fansi më pas është gëzuar që Enca i ka kthyer përgjigje dhe Enca e ka hedhur bisedën duke shkruar:
“Fansat e mi toksik ju”

Dikush e pyeti gjithashtu se ç’po bënte pa Instagram, ndërkohë Enca nuk ja përton me përgjigjen:

Po jetoja e lumtur jetën time siç kam bërë muajt e fundit, deri diku pak larg rrjeteve sociale. Vetëm maja e ajsbergut të jetës sime përfundon në Instagram. Përtej të gjithave e dua shumë Instagramin, por s’kaloj më shumë se 30 min në ditë (max). ” , – shkroi ajo. 

 

Kujtojmë se rreth orës pesë të pasdites të ditës së djeshme kanë rënë në të njëjtën kohë rrjetet sociale më të përdorura në botë, ‘Facebook’, Instagram’ dhe ‘WhatsApp’.Të treja aplikacionet, në pronësi të ‘Facebook’, ndaluan së punuari njëkohësisht.

Gjithashtu në vitin 2019, “Facebook” pësoi ndërprerjen e saj më të madhe ndër vite.

Për këtë gjë u deklarua se ishte një problem i shkaktuar gjatë “operacioneve të mirëmbajtjes rutinë”, megjithatë kompania është treguar përgjithësisht mjaft e fshehtë për shkaqet e ndodhive të tilla