Arsyeja e veçantë përse Meghan dhe Princ Harry duhet të bëjnë me patjetër një djalë – AlpeGossip
Arsyeja e veçantë përse Meghan dhe Princ Harry duhet të bëjnë me patjetër një djalë

Arsyeja e veçantë përse Meghan dhe Princ Harry duhet të bëjnë me patjetër një djalë

Ceremonia e dasmës së Meghan Markle dhe Princit Harry-t bëri xhiron e botës duke na surprizuar të gjithëve me thjeshtësinë e madhe që përcolli. Pas martesës Mbretëresha i dhuroi Meghan-it dhe Harry-t edhe titujt “Duka dhe Dukesha e Sussex-it”.

Mirëpo çifti së fundmi ka marrë vesh diçka të re në lidhje më titujt mbretërorë.

Vajzat e ardhshme të familjes nuk do të lejohen të mbajnë tituj mbretërorë, për këtë arsye Meghan dhe Harry do të duhet të luten për djalë. Nëse Duka dhe Dukesha nuk do të lindin të paktën një djalë, atëherë titulli i tyre nuk do të mund të trashëgohet, kështu që do të shuhet me vdekjen e tyre.

Me këto ndryshime rregullat e familjes mbretërore britanike iu kanë dhënë përparësi djemve duke i lënë vajzat në rreshtin e dytë.