Fansi i thotë do të na i gjakosësh veshët kur të nxjerrësh këngët, Oriola Marashi humb kontrollin: ‘Bi*ch i kam…(FOTO) – AlpeGossip
Fansi i thotë do të na i gjakosësh veshët kur të nxjerrësh këngët, Oriola Marashi humb kontrollin: ‘Bi*ch i kam…(FOTO)

Fansi i thotë do të na i gjakosësh veshët kur të nxjerrësh këngët, Oriola Marashi humb kontrollin: ‘Bi*ch i kam…(FOTO)

Vajzat e showbizz-it nuk të falin të paktën kur bëhet fjalë për disa cilësi që ato i kanë dhe dikush ja vë në dyshim aftësitë, aty bëhen edhe më shumë të papërmbajtëshme.

Oriola Marashi është e njohur për “shuplakat e zjarrta” që ju jep fansave që e ngacmojnë në publik dhe një episod i tillë ka ndodhur edhe së fundmi.

Me anë të një foto të postuar në Instagram, Oriola ka promovuar këngën e re të mikut të saj Alban Ramosaj ndërsa një fans nuk ka ngurruar të shprehë opinionin e tij rreth muzikës.

Oriola shkruante si mbishkrim të videos: “So proud of my friend and his music, faleminderit që nuk na gjakos veshët”, ndërsa fansi i shkruan: “Do na i gjakosësh ti kur të nxjerrësh këngët”.

Modelja me siguri që ka talent edhe në pjesën muzikore dhe ky koment mesa duket e ka bërë të humbi kontrollin duke u përgjigjur: “Bitch kam 2 oktavë e gjys zë, sigurisht që do gjakosesh”.

Kur bëhet gjaku ujë fare! Oriola Marashi nuk ta përton sidomos kur dikush përpiqet ti uli vlerat e saj.