“S’ka shaka me ndjenjat”/ Tuna përlotet gjatë intervistës (FOTO) – AlpeGossip
“S’ka shaka me ndjenjat”/ Tuna përlotet gjatë intervistës (FOTO)

“S’ka shaka me ndjenjat”/ Tuna përlotet gjatë intervistës (FOTO)

Pavarësisht se gjatë intervistës për “Prive”, ku Tuna foli edhe për raportin me Norën dhe Robertin, nuk u dhanë detaje specifike lidhur me faktin pse këngëtarja u përlot, vetë rrjedha e bisedës të bën të mendosh se shtatzënia dhe respekti i saj kundrejt gjithë nënave shqiptare ishin arsyet që e emocionuan.

“Shtatzënia vërtet është ndjenjë e papërshkrueshme për çdo nënë. Prej momentit të parë e deri në frymën e fundit [kam vënë re] qasjen time ndaj femrave. Jam munduar të jem feministe me tematikat e teksteve të mia, me këngët e ndryshme, vetë karakteri im ka qenë pro të drejtave të femrave, megjithatë ajo ndjenja e vërtetë më ka kapur më shumë pas shtatzënisë. Tani gruan e kuptoj ndryshe. Ne që jemi në rolin e nënës kuptohemi më mirë.
Kam një respekt të madh për gjithë nënat. E kam fjalën për nënat në martesë, për ato single, për nënat që kanë pasur fatkeqësi në jetë, për ato që janë self-made. Respekti për to është rritur shumë më tepër. Kështu që tani mund të flas më me sinqeritet për feminizmin, për nënat dhe gjininë femërore”, thotë Tuna.

Më pas vazhdon të flasë për Tianin e vogël, për të cilin shprehet se i ka ndryshuar jetën dhe disa aspekte të karakterit. Tani është më e sukseshme se kurrë.

Emocionet e mbërthejnë më pas dhe Tuna shpërthen në lot, megjithatë arrin të kontrollojë situatën: “S’ka hajgare [shaka] me ndjenjat.”