Përfunduan në gjykatë dhe nuk flisnin prej vitesh/ Niko Komani zbulon raportin me Elvana Gjatën (VIDEO) – AlpeGossip
Përfunduan në gjykatë dhe nuk flisnin prej vitesh/ Niko Komani zbulon raportin me Elvana Gjatën (VIDEO)

Përfunduan në gjykatë dhe nuk flisnin prej vitesh/ Niko Komani zbulon raportin me Elvana Gjatën (VIDEO)

Kanë kaluar vite që kur stilisti i njohur Niko Komani dhe këngëtarja Elvana Gjata patën një mosmarrëveshje mes tyre, që i çoi deri në gjykatë.

Por tashmë që gjakrat janë ulur dhe Niko u pa teksa shprehu mbështetjen e tij për këngën e Elvanës me reperin e njohur botëror, TyDolla Sign, stilisti ka folur për herë të parë për këngëtaren.

Në një intervistë për “Sroll Down” me “iconstyle.al” Niko Komani dha lajmin e madh se është pajtuar me Elvanën dhe tani janë “shokët më të ngushtë në botë”.

“Të them të vërtetën thjesht u zgjidh diçka që kishim shumë vite pa folur, tani jemi totalisht OK.”.

Ai tha se nëse vjen një ofertë për bashkëpunim me këngëtaren do të pranojë me gjithë qejf, për të bërë diçka crazy (të çmendur) si ajo që lanë në mes vite më parë.

I pyetur a do të të ftojë në dasmë Elvana Gjata pas lajmit të propozimit që bëri bujë pak kohë më parë, stilisti e kishte gjithashtu një përgjigje.

Për më tepër ndiq videon në minutën 3:17.