RIKTHEHET “BIG BROTHER”/ Produksioni në përgatitje të surprizave për fansat. Zbuloni “SEKRETIN” – AlpeGossip
RIKTHEHET “BIG BROTHER”/ Produksioni në përgatitje të surprizave për fansat. Zbuloni “SEKRETIN”

RIKTHEHET “BIG BROTHER”/ Produksioni në përgatitje të surprizave për fansat. Zbuloni “SEKRETIN”

Big Brother Vip nuk ka fund. Pasi mbylli edicionin e parë në mes të shkurtit, stafi i Top Channel, duket se ende po mendon të transmetojë ‘copëza’ nga produksioni.

Ishte vetë Arbana Osmani ajo që bëri me dije se Big Brother Vip 2 do të nisë në fund të janarit të vitit të ardhshëm, duke i dhënë fund të gjithë hipotezave rreth datës së rikthimit.

Por deri atëherë do të kemi ende se çfarë të shohim nga ky reality show. Stafi po organizon një dokumentar ku do të transmetojë për herë të parë prapaskenat e këtij produksioni. Diskutimet e organizatorëve, rregullat e vendosura, dinamikat e banorëve, rrëfimet e tyre në dhomën e rrëfimit, por edhe ‘sekrete’ që nuk janë parë në transmetim.

Eduart Grishaj, i cili ishte edhe regjisori i spektaklit, po përmbyll gjithçka dhe publiku do ta ndjekë brenda marsit dokumentarin dedikuar edicionit të parë të spektaklit.