DO TË BËHET BABA PËR HERË TË DYTË/ Lorik Cana ka menduar një emër të veçantë për bebin – AlpeGossip
DO TË BËHET BABA PËR HERË TË DYTË/ Lorik Cana ka menduar një emër të veçantë për bebin

DO TË BËHET BABA PËR HERË TË DYTË/ Lorik Cana ka menduar një emër të veçantë për bebin

Pak ditë më parë, bashkëshortja e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare Lorik Canës, Monika zbuloi se ata po presin të bëhen prindër për herë të dytë. Monika postoi një foto në Instagram ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur krah Lorikut.

Çifti ende nuk e ka bërë të ditur gjinine e bebes që do vijë në jetë, por nëse është vajzë, Loriku dhe Monika e kanë gati emrin.

Në një intervistë të një viti më parë Loriku u shpreh se ai dhe bashkëshortja duan që pas djalit të kenë një vajzë dhe ta quajnë Enkelejda. Siç duket çifti i pëlqen shumë emrat ilirë sepse emri i djalit të parë, Bojken është emër ilir dhe Enkelejda gjithashtu.

Fëmija i dytë i Lorikut dhe Monikës vjen katër vite pas ardhjes në jetë të Bojkenit.