Këngëtarja shumë e dashur për publikun Maja është në pritje të ëmbël, lajm ky që u zbulua nga mediat pasi vetë ajo preferoi ta mbante të fshehtë deri në muajin e 8. E ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, Maja foli për herë të parë për shtatzëninë duke u shprehur e lumtur që Zoti po e bekon me një fëmijë.
Maja si rrallëherë foli edhe për bashkëshortin e saj Arbenin. “Beni bashkeshorti eshte shume i kujdesshem, i them te bej nje cik me shume se nuk shquhet per ndonje kujdes te jashtezakonshem”, u shpreh Maja duke qeshur.
Në fund të emisionit bashkëshorti i Majas e surprizoi këngëtaren duke ardhur në emision me një buqetë me lule.