“EDHE SOT E KËSAJ DITE PRESIM…”/ Shikoni si reagon Einxhel ndaj “ngacmimit” të Fjoralbës (FOTO) – AlpeGossip
“EDHE SOT E KËSAJ DITE PRESIM…”/ Shikoni si reagon Einxhel ndaj “ngacmimit” të Fjoralbës (FOTO)

“EDHE SOT E KËSAJ DITE PRESIM…”/ Shikoni si reagon Einxhel ndaj “ngacmimit” të Fjoralbës (FOTO)

Dihet tashmë që Fjoralba Ponari ka një miqësi shumë të ngushtë me ish-banoren e “Big Brother VIP Albania”, Einxhel Shkirën.

Tashmë të gjithë e dinë për miqësinë e ngushtë mes Fjoralba Ponarit dhe Einxhel Shkirës. Kur kjo e fundit ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, moderatorja e njohur e ka mbështetur në çdo moment.

Madje ajo së bashku me miken tjetër, Argjira Spanca, shkuan në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të surprizuar Einchel.

“Edhe sot e kësaj dite presim ende dasmën”, shikoni si

Së fundmi Fjoralba ka postuar një video të 2019 në “Instastory” teksa vajzat duket se ndodhen në studion e programit “E Diell’. Në video mund të shihet që moderatorja hedh lulet ndërsa Einxhel hidhet për t’i kapur.

Teksa kujtojnë momentin gazmor, Ponari ka shkruar krahas videos: “Edhe sot e kësaj dite presim ende dasmën” duke iu referuar traditës që vajza e cila kap lulet e nuses duhet të martohet.

Më pas ka ardhur reagimi i moderatores e cila e ka ripostuar ‘storyn’ dhe mbi të ka shkruar: “Po duhet të martohesh ti njëherë prej vërteti që të ketë efekt tufa me lule”.

“Edhe sot e kësaj dite presim ende dasmën”, shikoni si