RIKTHIMI I SPICE GIRLS REZULTOI NJË DËSHTIM/ Çfarë ndodhi dhe pse Victoria mungoi – AlpeGossip
RIKTHIMI I SPICE GIRLS REZULTOI NJË DËSHTIM/ Çfarë ndodhi dhe pse Victoria mungoi

RIKTHIMI I SPICE GIRLS REZULTOI NJË DËSHTIM/ Çfarë ndodhi dhe pse Victoria mungoi

Emma, Geri, Mel B dhe Mel C, i dhanë mbrëmë nisje turit të shumëpritur të rikthimit të Spice Girls!

Mirëpo, koncerti i parë në Dublin, vetëm fillimin e pati të lumtur. Fansa shprehën në Twitter zhgënjimin ndaj koncertit për shkak se nuk dëgjoheshin zërat e vajzave të grupit.

Sipas disave, shumë njerëz u panë duke u larguar nga teatri, ndërsa kishte edhe shumë ankesa edhe për vlerën e biletës, që kushtonte nga 66 paundë deri në 146 paundë.

“Fonia është aq e keqe…ç’zhgënjim”, shkruan njëri.

“Do ishte fantastike sikur dikush t’i thoshte fonisë së Spice Girls se nuk po i dëgjojmë dot”


E megjithatë, vajzat e grupit- pa Victoria Beckham-in- shkaktuan shumë ovacione, duke u rikthyer pas shumë vitesh bashkë në skenë.

Në nder të fansave, Geri dhe Mel B kishin risjellë dy nga veshjet e tyre më ikonike.