Në puntatën e sotme të “Përputhen” erdhi 24-vjeçari turk, Melik Balicki, kandidat për t’u bërë pjesë e programit.
Ai ka ardhur në Shqipëri që në moshën 4-vjeçare dhe jeton prej vitesh në Vlorë, ku punon si stomatolog. Fatin e tij e ka në dorë publiku, i cili javën që vjen do të vendosë nëse 24-vjeçari do t’i bashkohet apo jo programit.
Ndërkohë, vajzat konkurrente e votuan menjëherë me “Po”, duke thënë se do iu pëlqente njohja me një të huaj.