ADELE KU KISHE HUMBUR? Këngëtarja shfaqet e transformuar pas 5 muajsh mungesë (FOTO) – AlpeGossip
ADELE KU KISHE HUMBUR? Këngëtarja shfaqet e transformuar pas 5 muajsh mungesë (FOTO)

ADELE KU KISHE HUMBUR? Këngëtarja shfaqet e transformuar pas 5 muajsh mungesë (FOTO)

Ajo mbetet një ikonë e muzikës, pavarësisht se shpesh shkëputet nga skena.

Dhe Adele u shfaq pas kaq kohësh mungesë e transformuar si legjenda June Carter Cash, në foton e fundit në Instagram.

30-vjeçarja thuajse nuk njihet me paruken ngjyrë gështenjë dhe fustanin bojëqielli me dantellë, ndërsa në duar mban një instrument muzikor.

Postimi i fundit i Adele me një foto të saj ishte në gusht të muajit të kaluar, ndërsa prej pak kohësh ajo vendosi që të bënte pak pushime nga koncertet për t’iu përkushtuar të birit.

Nga ana tjetër, romanca 35-vjeçare e Cash dhe June bëri histori në muzikë, pasi ata performuan për shumë vite bashkë në Amerikë.

Gjatë gjithë kohës ata duhet të luftonin për dashurinë e tyre, pasi të dy ishin martuar me persona të tjerë. Pas ndarjes nga bashkëshortët dhe bashkimit të tyre zyrtar në 1970-n, çifti lindi fëmijën e parë bashkë, një djalë.