Donaldi nuk i ka kursyer rrengjet e tij as mbasditen e sotme.
Ai ka luajtur dhe provokuar pjesën më të madhe të banorëve.
Ata kanë pranuar me shaka se tashmë kanë frikë të flenë për shkak se mund të jenë shënjestra e rrengjeve të rradhës nga Donaldi.
Gjatë kësaj atmosfere ai rrezikoi të bënte një shaka të një tjetër niveli me Sarën.
Ai e ka kyçur atë brenda kutisë së një reklame brenda shtëpisë.
Ajo u lut që ta nxirrnin por Pajtimi dhe Donaldi vendosën disa kushte për ta mundësuar këtë gjë.
Fillimisht ata e pyetën Sarën për lartësinë e malit Olimp, se sa herë hidhet delfini pasi ushqehet, e pyeten për tabelën e shumëzimit më pas e vendosën të kryente disa veprime matematikore.
Ata gjithashtu e provokuan Sarën edhe duke improvizuar se në shtëpi ka mbërritur një zarf nga “Vëllai i Madh”.
Pas shumë batutave dhe situatave komike, ata më në fund e lanë Sarën të lirë duke i lënë hapësirë planeve “djallëzore” të rradhës.