Mezi kishte pritur të shkonte në New York, por shikoni çfarë i ndodh Encës atje (FOTO) – AlpeGossip
Mezi kishte pritur të shkonte në New York, por shikoni çfarë i ndodh Encës atje (FOTO)

Mezi kishte pritur të shkonte në New York, por shikoni çfarë i ndodh Encës atje (FOTO)

Më në fund Enca arriti të shkelë në New York.

Këngëtarja ndodhet për herë të parë atje, për koncert. E shoqëruar nga mamaja, këngëtarja po shijon këto ditë në New York. Megjithëse kjo i ngjason me një nga aventurat e saj më të bukura, sërish nuk krahason asnjë vend me Tiranën. Madje ka shfaqur patriotizëm të theksuar të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. Me disa postime në Instastorie ajo ka treguar se nëse ka diçka që i mungon më shumë kur është larg, ajo është Shqipëria. “Do thoni ju që si ka mundësi që në mes të New York i mungon Shqipëria? Po mundet! Mua më pëlqen të udhëtoj gjatë gjithë kohës dhe me siguri që do të lë një pjesë të zemrës sime në New York, por pjesa më e rëndësishme është kthimi në shtëpi. Ndoshta në Tiranë nuk ka qiej gërvishtëse ose Gucci, por unë mendoj se është një copëz parajse në tokës. Dhe kushdo që jeton në Shqipëri duhet ta vlerësojë këtë fakt”, ka shkruar Enca.