DALIN MESAZHET PRIVATE/ I lidhur me Kejsin, Flor Mumajesi fjalë dashurie për Fifin – AlpeGossip
DALIN MESAZHET PRIVATE/ I lidhur me Kejsin, Flor Mumajesi fjalë dashurie për Fifin

DALIN MESAZHET PRIVATE/ I lidhur me Kejsin, Flor Mumajesi fjalë dashurie për Fifin

Prej disa javësh po aludohet në media për marrëdhënien e Flori Mumajesit me dy këngëtaret e njohura, Kejsi Tolën dhe Fifin. Ai u shfaq shumë i afërt me Fifin në një video që bëri xhiron e rrjetit, megjithatë zërat për lidhje u hodhën poshtë kur Flori tregoi afrimitet të madh me Kejsin në skenën e “Të dielës shqiptare”
Kaq mjaftoi që të përhapen zërat se mes tyre ka nisur një lidhje dashurie, megjithatë Flori i ka habitur të gjithë së fundmi kur në Instastoryn e tij ka publikuar një bisedë ku shpreh dashurinë e madhe që ka për Fifin.

“Mbase duhet të jemi Fifi, një copë mishi me dy sy.”- i shkruan personi, emrin e të cilin Flori nuk e ka bërë publik, por i ka kthyer përgjigjen e papritur:

“Ja si del djalli brenda teje. Një copë mishi me dy sy thua për Fifin. Fifi është dashuri.

Mishin dhe sytë i kanë plot, por shpirtin me dashuri jo të gjithë. Më vjen keq.”- është përgjigjur Flori.