PAK MUAJ MË PARË IU ZBULUA LIDHJA/ Publikohet fotoja e parë e Tayna-s me partnerin – AlpeGossip
PAK MUAJ MË PARË IU ZBULUA LIDHJA/ Publikohet fotoja e parë e Tayna-s me partnerin

PAK MUAJ MË PARË IU ZBULUA LIDHJA/ Publikohet fotoja e parë e Tayna-s me partnerin

Tayna është një ndër reperet më të diskutuara në media, jo vetëm për karrierën, por edhe për jetën private. Në fillim të këtij viti u tha se ajo kishte nisur një lidhje me një personazh të njohur në Kosovë si Kech Montana.

Megjithatë pavarësisht fjalëve nuk kishte diçka, e cila mund të vërtetonte në një farë mënyre lidhjen mes tyre.

Por së fundmi portali “arbresh.info” ka arritur të sigurojë një foto të Tayna-s me djalin në fjalë. Në imazhin e publikuar ata të dy shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe duken shumë të lumtur.

Ne fakt kjo foto duhet të jetë shkrepur kohë më parë, sepse tani sipas “arbresh.info” çifti mund të jetë duke kaluar një krizë. Ata të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe kjo ngre dyshime për probleme në marrëdhënie.

Nga ana e dyshes së njohur nuk ka ende një reagim, sepse mesa duket ata nuk duan që jeta e tyre private të bëhet publike.