Rikthehet Liljana Kondakçiu, ka një mesazh për Luan Zhegun: Je një nga... - AlpeGossip
Rikthehet Liljana Kondakçiu, ka një mesazh për Luan Zhegun: Je një nga…

Rikthehet Liljana Kondakçiu, ka një mesazh për Luan Zhegun: Je një nga…

Këngëtarja Liljana Kondakçi ishte e ftuar në “Pasdite në Top Channel”.
Në një rrëfim për jetën dhe familjen, dashuria dhe pasioni për muzikën, miqësitë me artistët dhe me çfarë merret sot këngëtarja e njohur.

Ndër të tjera ajo paralajmëroi edhe një rikthim në muzikë. “Mund të bashkëpunoj me ndonjë kompozitor dhe mund të rikthehem”, u shpreh Liljana, e cila tha se i pëlqen muzika aktuale edhe pse thotë se në çdo kohë ka vend për vërejtje.

Këngëtarja flet edhe për miqësinë me artistët, ndër të cilët përmend Ema Qazimin, Luan Zhegun, Sherif Mejdanin e të tjerë.

Në emision pati edhe një mesazh nga Luan Zhegu. Ai tregoi detaje nga një nga koncertet që kanë marrë pjesë së bashkë, ndërsa më pas dha edhe vlerësimet e tij për Liljanën. “Je një nga artistet më të mëdha, do të mbetesh një ikonë e këngës së lehtë shqiptare”. Tha Zhegu.

Më tej, Liljana foli edhe për familjen dhe vajzën e saj, të quajtur Elvis.

“Vajza mban emrin Elvis. Kam qenë një fanse e Elvis Presley-t. Kur kam qenë shtatzënë nuk e dija nëse do të ishte djalë apo vajzë, por unë e kisha ndarë se si do ta vendosja emrin”, tregoi Liljana Kondakçi në “Pasdite në Top Channel”.