RRËFEHET KLAUDIA PEPA/ Nga projekti i madh në televizionin italian tek historia e re e dashurisë – AlpeGossip
RRËFEHET KLAUDIA PEPA/ Nga projekti i madh në televizionin italian tek historia e re e dashurisë

RRËFEHET KLAUDIA PEPA/ Nga projekti i madh në televizionin italian tek historia e re e dashurisë

Klaudia Pepa, balerina e famshme shqiptare, që prej vitesh tashmë vazhdon karrierën e saj në Itali duke na bërë krenarë me arritjet e saj, ishte e ftuar në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Klaudia është angazhuar dhe në aktrim, me rolin e saj në thrillerin Reverse dhe është rikthyer sërish në televizion me “Performer Italian Cup” në Rai Due, spektakël në të cilin do të jetë trajnere.

“Unë në fakt më kanë thirrur për të marrë pjesë në këtë program, pranova se është eksperienca e parë dhe kisha shumë dëshirë ta provoja. E pata pak vështirë në fillim, shumë e vështirë të jem përballë disa balerinëve që synojnë të shkojnë përpara dhe për fat të keq disa janë eliminuar. Ishte një vajzë e vogël, filloi të qajë kur u eliminua dhe qava dhe unë sepse u afeksionova me të”, tregoi Klaudia.

Mes të tjerash, balerina tregoi se ka nisur studimet për aktrim. “Baleti është dashuria ime e parë dhe shpresoj të kërcej sa më gjatë ndërsa për aktrimin kam gati dy vjet që jam duke ndjekur studimet. Zbulova një pasion të ri. E kam pasur ëndërr që e vogël që të bëhem pjesë e një filmi baleti. Kjo është arsyeja që nisa të studioj dhe shpresoj që ta realizoj”, tha ajo.

Klaudia gjithashtu tregoi se do të marrë pjesë në një shfaqje të këngëtarit italian, Achille Lauro, e cila do të mbahet me 7 Dhjetor.

Sa i përket jetës private Klaudia pranoi se është në një lidhje por preferoi të mos zbulonte detaje të mëtejshme.