PAS HISTORISË SË DHIMSHME TË EINXHEL/ Fjoralba Ponari dhe Argjira tregojnë gjendjen e tyre me këtë FOTO – AlpeGossip
PAS HISTORISË SË DHIMSHME TË EINXHEL/ Fjoralba Ponari dhe Argjira tregojnë gjendjen e tyre me këtë FOTO

PAS HISTORISË SË DHIMSHME TË EINXHEL/ Fjoralba Ponari dhe Argjira tregojnë gjendjen e tyre me këtë FOTO

Mbrëmjen e djeshme të “Big Brother VIP Albania”, Einxhel tregoi gjatë spektaklit historinë e saj të dhimbshme të cilën e ka patur të vështirë ta ndajë me të gjithë banorët.

Ajo ndau me publikun se që prej vitit 2017, jeta saj ndryshoi si rrjedhojë e sëmundjes së mamasë së saj. Kjo sëmundje e bëri të mos dëshironte as të dilte jashtë dhe të bënte foto apo video, për shkak të problemeve me Parkinsonin.

Momenti preku të gjithë banorët, publikun por edhe vetë Arbanën.

Ndërkohë, dy shoqet e ngushta të Einxhel, Fjoralba dhe Argjira kanë qarë pafund së bashku me të.

Vajzat kanë publikuar në story të “Instagram” bisedën e tyre gjatë emisionit të mbremshëm, ku janë përfshirë emocionalisht dhe kanë shpërthyer në lotë.

“Si je me shikimin sot @argjiraspanca”, ka shkruar Fjoralba në foto ku duket ajo dhe Argjira duke qarë.

Me postime të ndryshme në rrjetet sociale vajzat tregojnë vazhdimisht mbështetjen e tyre për forcën e treguar brenda shtëpisë së “Big Brother” nga Einxhel.

Megjithatë, në pamundësi për të ardhur fizikisht si pasojë e vështirësive të saj shëndetësore, gazetarja mori një letër emocionuse nga nëna ku shkruhej:

“Ti je një vajzë e zgjuar, relative me shumë ëndrra dhe shumë e veçantë. U bënë disa vite dhe mua më vjen keq që nuk mund të  kalojmë kohë me njëra-tjetrën. Duke të të pasur ty në krah gjërat janë berë më të lehta. Ndonjëherë mërzitem kur të shoh të debatosh por punë e madhe, jo të gjithë do të të duan. Shpirt, luaj por luaj me zemër, më gëzon shoqëria jote me Beniadën. Sot po të lë këtë letër me shpresën se do të të shoh gjithnjë në ekran, të dua’’,- shkruan ajo