NGA "ROSAKË TË SHËMTUAR" NË "MJELLMA"/ Ja 7 transformime të VIP-ave (FOTO) - AlpeGossip
NGA “ROSAKË TË SHËMTUAR” NË “MJELLMA”/ Ja 7 transformime të VIP-ave (FOTO)

NGA “ROSAKË TË SHËMTUAR” NË “MJELLMA”/ Ja 7 transformime të VIP-ave (FOTO)

Të gjithë njerëzit e kanë një periudhë të errët për nga bukuria gjatë jetës së tyre. Qoftë kjo fëmijëria, apo e famshmja adoleshencë, askush nuk shpëton pa akne në fytyrë, vetulla të bashkuara, trup jo fort në formë apo edhe stil i tmerrshëm veshjeje.

VIP-at nuk janë më ndryshe! Mbase kanë arritur të rregullojnë fizikun e tyre sapo fituan famë dhe para, por e shkuara është gjithnjë aty, për t’u kujtuar se sa “rosakë të shëmtuar” mund të kenë qenë.

Kujdes, mund të habiteni nga ndryshimet drastike të disa prej tyre!

1. George Clooney

Deri para pak kohësh beqari më i lakmuar në Hollywood, as George Clooney nuk i ka shpëtuar periudhës së pubertetit, siç shihet në foton e mëposhtme. Ishin vitet ’70, sidoqoftë! E gjithë bota sikur u shëmtua nga pak në ato vite.

 

2. Taylor Swift

Është e pabesueshme se si këngëtarja e famshme me fizik modeleje mund të ketë qenë topolake, por ja që pesha nuk diskriminon. Studentët e tjerë në shkollë talleshin me të, një arsye pse ajo i hyri kompozimit të këngëve. Kush po qesh tani, ama?

3. Victoria Beckham

Kjo po ishte një surprizë! Ish-Posh e grupit “Spice Girls” ishte gjithçka, përveçse Posh në fëmijërinë e saj. Megjithatë, sa më pak glamour të ketë qenë në ato vite, aq më e bukur është tani.

4. Megan Fox

Një transformim klasik nga “rosaku i shëmtuar” në “mjellmë”, super seksi madje. Kjo foto e Megan Fox i dha shpresë vajzave se do të vinin ditë më të mira edhe për ato.

5. Jennifer Lopez

Të shohësh se si superstari latin duket tani në moshën 48-vjeçare, vështirë të besosh që ka pasur momente të vështira në jetë, në punë bukurie… derisa sheh foton e mëposhtme. Jennifer Lopez po plaket mbrapsht!

 

6. Eminem

Kushdo ka dëgjuar këngët e reperit, e kupton që është një burrë i inatosur. Mbase inati i ka nisur për shkak të modelit “mullet” të flokëve, në foton e mëposhtme. Mos u riktheftë më si kohë!

7. Nicole Kidman

Sharmantja Nicole Kidman nuk e ka pasur gjithnjë fuqinë e saj të bukurisë. Topolake në fytyrë dhe me kaçurrela, ajo me siguri futej shpesh në friendzone, përpara se të kthehej në kuqe fatale.