VIDEO EPIKE/ Dua Lipës i ikën mikrofoni nga dora gjatë performancës, ja si e KËRKON mes publikut – AlpeGossip
VIDEO EPIKE/ Dua Lipës i ikën mikrofoni nga dora gjatë performancës, ja si e KËRKON mes publikut

VIDEO EPIKE/ Dua Lipës i ikën mikrofoni nga dora gjatë performancës, ja si e KËRKON mes publikut

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa është përballur me një incident ndërsa po performonte para një numri të madh fansash.

tistja me origjinë shqiptare po performonte për turneun e saj, “Future Nostalgia”, kur i ra mikrofoni nga dora dhe “u zhduk” mes turmës.

Teksa vazhdonte të këndonte dhe kërcente ajo u afrua drejt fansave duke kërkuar mikrofonin por nuk e gjeti dhe vazhdoi të performojë pa të, deri sa dikush nga stafi i një solli një tjetër.

Videoja është shpërndarë nga një pjesëmarrëse e koncertit në Twitter, ku këngëtarja, po performonte këngën e saj “New Rules” përpara se të hidhte mikrofonin në turmë.

Ylli i popit, filloi turneun e saj, në mbështetje të albumit Future Nostalgia. Kujtojmë se këtë të mërkurë, një grup reggae nga Florida i quajtur “Artikal Sound System” ngriti një padi kundër saj për shkelje të të drejtave të autorit, duke pretenduar se ajo kopjoi këngën e tyre “Live Your Life” në hitin e saj “Levitating”.