BEQARI SHQIPTAR MË I PASUR NË BOTË/ Blerim Destani, një biznesmen i suksesshëm – AlpeGossip
BEQARI SHQIPTAR MË I PASUR NË BOTË/ Blerim Destani, një biznesmen i suksesshëm

BEQARI SHQIPTAR MË I PASUR NË BOTË/ Blerim Destani, një biznesmen i suksesshëm

Me të drejtë ndoshta po pyesni veten pse Blerim Destani është beqari shqiptar më i pasur në botë (duh, prandaj e klikuat artikullin). Siç ndodh zakonisht me gjithë personazhet e showbiz-it, vështirë se mund t’i mbajnë lidhjet e fshehta për shumë gjatë.

Kështu që për aq kohë sa për Blerimin nuk kemi dëgjuar të jetë në një lidhje dashurie, logjika na bën të mendojmë se është ende beqar.

Familja Destani është cilësuar si familja shqiptare më e pasur në botë.

Pasuria e biznesmenit shqiptar nga Malësia e Sharrit në Tetovë, Lazim Destani, babai i aktorit Blerim Destani, është krahasuar disa herë me atë të Silvio Berlusconi-t.

Mediat italane e kanë quajtur Destanin “bosin e madh të Shkëndijës së vogël”, klubit të futbollit të Tetovës që administron.

Lazim Destani drejton një sërë biznesesh ndërkombëtare që veprojnë në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë, ndërtimit, energjitikës në mbi shumë se tridhjetë shtete të botës. Një ndër kompanitë më të rëndësishme të familjës është “Ecolog-International”, ku punësohen me mijëra punëtorë nga rreth 25shtete.

 

Gjithashtu, si një tjetër biznesmen i suksesshëm është cilësuar edhe i vëllai i Blerimit, Nazif Destani. Pasuria e tij kap shifrën e afro 4 miliardë dollarëve (Ecolog dhe ND Group) bazuar në kërkimet e dy viteve më parë të kompanisë europiane “X Welt”.

Nazifi ka preferuar një profil të ulët publik, ku për herë të parë u kap nga kamerat në eventin e organizuar me rastin e 20-vjetorit të “Opinion”.

Kthehemi tek Blerimi. Ai është i vetmi artist i familjes, pasi edhe i vëllai tjetër, përveç Nazifit, merret me biznes. Që në moshën 14-vjeçare, Blerimit iu besua roli i parë në filmin “Atje ku nuk lind dielli”, për të vazhduar më pas me të tjera role në projekte të rëndësishme si “Metropolet”, “Time of the Comet”, “Dossier K.” përfshirë këtu edhekarrierën e suksesshme në Gjermani.

Një ndër filmat që ndikuan më së shumti në karrierën e aktorit është “The Whore” apo në gjuhën gjermane “Die Wanderhure”, një film televiziv gjerman bazuar në një ngjarje të ndodhur në Konstanz të Gjermanisë mes viteve 1414-1415.