Alban Skënderaj publikoi dje një këngë kushtuar jo vetëm nënës së tij, por edhe asaj të Miriam Canit. Kjo e fundit përmes një postimi në Instagram, shprehet në mënyrën më emocionuese se nuk ka mundur dot që t’i këndojë nënës së saj, e cila është ndarë para 10 vitesh nga jeta.
“Nuk do mundem të të falenderoj dot kurrë mjaftueshëm që përjetësove në fjalë e tinguj atë që ndjej për nenën time, por tashmë edhe ti ndjen për tendën”, shkruhet ndër të tjerash në mbishkrimin e Miriamit.
Ajo rrëfen se kjo këngë ka 10 vite që qëndron në sirtar, por doli në dritë vetëm dje.
“Kam 10 vite që e këndoj këtë kënge çdo ditë brenda vetes. E dua me çdo qelizë të trupit tim, e mendoj me çdo frymëmarrje timen dhe e di që një ditë ky gjysmëshpirt do të plotësohet”, e mbyll dedikimin për të ëmën këngëtarja.Alban Skënderaj përjetoi dhimbjen e thellë të humbjes së nënës 2 vite më parë.