FAJIN E KA AMI! Ermal Mamaqi gati për të qarë në banjën e shtëpisë (VIDEO) – AlpeGossip
FAJIN E KA AMI! Ermal Mamaqi gati për të qarë në banjën e shtëpisë (VIDEO)

FAJIN E KA AMI! Ermal Mamaqi gati për të qarë në banjën e shtëpisë (VIDEO)

Ermal Mamaqi është një  nga personazhet më komikë dhe më të ndjekur në rrjete sociale, i cili gjithmonë poston video dhe momente qesharake nga përditshmëria e tij.

Ditën e sotme ai ka ndarë me ndjekësit në Instagram një problem mjaft shqetësues që po ndodh në shtëpinë e tij, konkretisht në banjon e shtëpisë. I ndodhur përballë pasqyrës ai ka vënë re se në anët e ndara me bashkëshorten e tij Amin nuk janë aspak në proporcion të njëjtë.

“Jam në banjon e shtëpisë time dhe po shoh disa gjëra që nuk shkojnë fare, kjo është ana e Amit, kjo është ana ime” – thotë Ermali në videon ku tregon se ana e Amit është e mbushur me plot produkte për kujdesin vetjak ndërsa ana e tij mban vetëm një shkumë dhe brisk rroje.

Ai shprehet shumë i mërzitur dhe gati për të qarë, por kuptohet se e gjitha është në formën e një tjetër shakaje nga ana e tij.