THANË SE NUK JANË ÇIFT/ Por Jasmina dhe Ardian Bujupi kalojnë mbrëmjen së bashku – AlpeGossip
THANË SE NUK JANË ÇIFT/ Por Jasmina dhe Ardian Bujupi kalojnë mbrëmjen së bashku

THANË SE NUK JANË ÇIFT/ Por Jasmina dhe Ardian Bujupi kalojnë mbrëmjen së bashku

Ardian Bujupi dhe Jasmina Kadiu janë në qendër të vëmendjes për historinë mes tyre. Pas deklaratave kontradiktore, dyshja edhe pse e mbaroi bashkëpunimin mes tyre, duket se vijojnë të qëndrojnë bashkë.

Ditët e fundit Jasmina ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku sigurisht është takuar me këngëtarin. Edhe pse në deklaratat e tyre, të dy janë gjithçka evazive sa i përket lidhjes së tyre, çifti me foto konfirmon atë që prej javësh flitet, se janë bashkë dhe po shijojnë një histori dashurie. “Bashkëpunimi shkoi shumë këndshëm dhe shumë bukur.

Kjo ka qenë hera e parë që e takova. Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje. Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie e kam patur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbaj private. Dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme. Ndoshta ka patur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara.”- është shprehur Jasmina në një intervistë.

Mirëpo, nga ana tjetër, një reagim më i qartë ka ardhur nga ana e këngëtarit. Burime të afërta me këngëtarin thanë për “Indeksonline” se artisti nuk është në një lidhje dashurie, duke mohuar lajmet që kanë qarkulluar gjatë këtyre ditëve. “Jo, Ardiani nuk është në lidhje dashurie me Jasminën as me këdo tjetër. Ai është ‘single”, tha burimi duke shtuar se momente e nxheta mes dyshes kanë ndohur gjatë xhirimeve të klipit të tij. Lidhja e mundshme u mohua, por pamjet e fundit kanë ngritur sërish dyshimet e fansave. Mbrëmjen e djeshme ata kanë dalë së bashku dhe sigurisht story-t i shoqëronte kënga e re e Ardianit me modele Jasminën. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë kjo histori mes dy personazheve të njohur.