DHURATA PERFEKTE/ ”Adhuruesi sekret” i Taynë-s e surprizon atë në këtë mënyrë (FOTO) – AlpeGossip
DHURATA PERFEKTE/ ”Adhuruesi sekret” i Taynë-s e surprizon atë në këtë mënyrë (FOTO)

DHURATA PERFEKTE/ ”Adhuruesi sekret” i Taynë-s e surprizon atë në këtë mënyrë (FOTO)

Reperja Tayna tashmë është një nga personazhet më të famshme e të përfolura të show-bizit. Ajo është gjithmonë pjesë e lajmeve rozë, jo vetëm prej famës që ka marrë prej këngëve të saj të suksesshme por dhe prej faktit që ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale.

Tayna gjatë gjithë kohës poston në llogarinë e saj të Instagramit foto dhe video në lidhje me projektet e rradhës por gjithashtu dhe momente nga jeta e saj e përditshme.

Këtë herë, bukuroshja ka postuar në storyn e saj në Instagram një foto tepër dyshuese. Mesa duket, reperja ka marrë dhuratë 5 buqeta me trëndafila të kuq ku në secilën buqetë formohet një shkronjë e emrit të saj me trëndafila të bardhë.

Të gjithë e dimë se trëndafilat e kuq nënkuptonë dashurinë dhe kjo na bën të dyshojmë se një adhurues sekret ka zgjedhur t’ja bëjë surprize.

Vallë kush të jetë i dashuruari?!

/AlpeGossip.al