“FËMIJA ËSHTË INVESTIM DHE DHURATË”/ Olta Boka i thotë të gjitha, nga kuptimi i emrit të vajzës e deri tek kthimi në muzikë (FOTOT) – AlpeGossip
“FËMIJA ËSHTË INVESTIM DHE DHURATË”/ Olta Boka i thotë të gjitha, nga kuptimi i emrit të vajzës e deri tek kthimi në muzikë (FOTOT)

“FËMIJA ËSHTË INVESTIM DHE DHURATË”/ Olta Boka i thotë të gjitha, nga kuptimi i emrit të vajzës e deri tek kthimi në muzikë (FOTOT)

Në korrik të këtij viti, këngëtarja e njohur Olta Boka dhe partneri i saj, Ivi Rrokaj u bënë prindër për herë të parë. Këngëtarja solli në jetë një vajzë të quajtur Gaia. Në një bisedë të fundit me ndjekësit, Olta ka zbuluar disa detaje për vajzën. Ajo ka treguar se vogëlushja i ngjason 40% asaj dhe 60% babit. Olta ka zbuluar edhe detaje për emrin e vogëlushes, të cilin e ka zgjedhur vetë por sigurisht me miratimin e partnerit. “Gaia konsiderohet si fillimi i jetës në tokë dhe për mua ishte njësoj! Unë rilinda me të”, shkruan Olta.

Mirëpo, a do ta shohim ndonjëherë Gaian në publik?

“Kjo është një pyetje që më bëhet vazhdimisht. Nuk e di nëse do ta prezantoj Gaian publikisht. Unë marr shumë dashuri nga ju dhe jam më e lumtura për këtë, por dua ta mbroj edhe nga ndonjë “sulm” dashakeqës që me thënë të drejtën në raste të tilla ndikon shumë”, shprehet këngëtarja.

“E doje këtë shtatzëni? E kishe planifikuar?”- e pyet një ndjekës, të cilit Olta ia kthen:

“Për mua fëmija është investimi dhe dhurata më e bukur që mund t’i bësh vetes! E doja me shpirt dhe mezi e kam pritur! Unë kam kuptuar që kam ardhur në jetë për t’u bërë mama”, shkruan ajo.