Nëse doni që gjithçka t’u ecë mbarë, thjesht duhet të nisni ditën me energji pozitive. Mëngjesi është vendimtar për të gjithë produktivitin tonë gjatë ditës. Prandaj për të pasur një ditë të bukur dhe të lumtur, duhet të dini disa mënyra për ta bërë mëngjesin tuaj më të shëndetshëm dhe të mbushur me energji.
Konsumoni mëngjesin. Pjesa më e madhe e njerëzve e anashkalojnë mëngjesin duke e menduar si një vakt jo të rëndësishëm. Në fakt kjo është e gabuar, sepse mëngjesi është vakti më i rëndësishëm dhe nëse e konsumoni rregullisht nuk do të keni probleme me muskujt, nivelin e sheqerit në gjak dhe me kilet e tepërta.
Sapo të zgjoheni hapni perdet ose grilat. Një studim i kryer vitet e fundit ka zbuluar se nëse ekspozoheni ndaj rrezeve të diellit të mëngjesit do të keni yndyrë më të ulët në trup, ndoshta sepse rivendos ritmin e duhur të qarkullimit të gjakut. Nëse dilni jashtë për të marrë rrezet e para kjo është gjëja më e mirë, por nëse përtoni thjesht mos harroni të hapni perdet.
Dëgjoni muzikë. Nëse e nisni mëngjesin duke dërgjuar muzikë të mirë do të ndiheni më shumë energjikë dhe më të lumtur.