60 vjet nga puthja e parë në kinematografinë shqiptare – AlpeGossip
60 vjet nga puthja e parë në kinematografinë shqiptare

60 vjet nga puthja e parë në kinematografinë shqiptare

Dy personazhet që interpretuan të dashuruarit në këtë film ishin Tinka Kurti dhe Naim Frashëri.

 Plot 60 vjet më parë ishte premiera e filmit të parë të gjatë artistik, TANA, me skenar nga Fatmir Gjata dhe regji të Kristaq Dhamos.
Tana nuk ishte vetëm filmi i parë shqip por dhe filmi ku u dha puthja e parë në kinematografinë shqiptare.
Nuk pata asnjë hezitim kur tek filmi “Tana”, nën një pemë i dhashë puthjen partnerit tim, aktorit të madh Naim Frashëri.
“Është puthja e parë në historinë e filmit shqiptar dhe kjo më bën të ndjehem vërtetë mirë”, do të rrëfente vite më vonë aktorja Tinka Kurti në rolin e Tanës në film.
Në këtë film kanë interpretuar aktorët që më vonë do të bëheshin historia e kinemasë shqiptare si Tinka Kurti, Naim Frashëri, Pjetër Gjoka, Kadri Roshi, Marie Logoreci, Violeta Manushi, Pandi Raidhi, Lazër Vlashi, Ilia Shyti, etj.