Si të zbukurojmë gotat e akullores (FOTO) – AlpeGossip
Si të zbukurojmë gotat e akullores (FOTO)

Si të zbukurojmë gotat e akullores (FOTO)

Akulloret janë një nga krijimet më të shijshme të njerëzimit, më saktë të nënës natyrë, por që u huazua nga njeriu dhe u zhvilluar deri më sot në shije, ngjyra dhe forma të pafundme.
Sigurisht ti konsumosh ato gjatë verës, por jo vetëm, është nga përkëdheljet më të mira që mund ti bësh vetes. Por nëse këtë përkëdhelje do ta mjeshtërosh atëherë të duhen disa kupa akullore të bukura. Dhe ti bësh vetë nuk është aq e vështirë sa mund të duket.

Përbërësit

Gota akullore qelqi

Spraj me ngjyra

Llak

Shirit blu

Hapat

Shiritin blu përdore për pjesën e sipërme të gotave, buzët e saj, në mënyrë që ato në fund të ruajnë të paprekur materialin bazë të gotave.

[I ngjashëm: Si të bëjmë vetë dekore druri ]
[I ngjashëm: Mollë dhe qirinj… Si ti bëni bashkë ]
Brenda gotave fut letër kuzhine, në mënyrë që mos të futet brenda spraj.
Mbaje dorën, ndërsa sprucon me sprajin, rreth 7-8 centimetra lar kupave. Përdor ngjyra të ndryshme.

Kur gotat të jenë lyer më bojë në të gjithë sipërfaqen, atëherë përdor një ngjyrë tjetër për të formuar hije të një ngjyrë tjetër. Për shembull, nëse do të përziesh rozën me portokallin, atëherë në mes të sipërfaqes rozë shto vende vende pak portokalli, sa për të krijuar efektin gradient. Pasi ta kesh bërë këtë, shto llakun në fund, duke lyer vetëm një herë të gjithë sipërfaqen.

Kur kupat të jenë tharë, hiq ngjitësin dhe letrën e kuzhinës nga brendësia e tyre, shpëlaji dhe janë gati për ti përdorur.