Një VAJZË e re shfaqet në “Portokalli” dhe ia mori në kthesë të gjithave… Edhe Xhemit! (FOTO) – AlpeGossip
Një VAJZË e re shfaqet në “Portokalli” dhe ia mori në kthesë të gjithave… Edhe Xhemit! (FOTO)

Një VAJZË e re shfaqet në “Portokalli” dhe ia mori në kthesë të gjithave… Edhe Xhemit! (FOTO)

Aq role grash sa ka bërë deri më tani: me flokë të gjata e të shkurtra, brune e bjonde, goca të reja e zonja me taka… dhe ne prapë s’na i kishte marrë mendja se Salsano Rrapi mund të transformohej akoma. Dhe ç’të transformuar se.

Vë dorën në zjarr që është vajzë sikur të mos e shohësh me vëmendje dhe sikur të mos lexosh gjithë sa ka shkruar Salsano në këtë foto që ka hedhur në profilin e tij, një detaj më shumë që të bën të mendosh se pas asaj vajze si Katy Perry fshihet Salsano dora vetë. Ai ia ka dhënë meritat një prej grimiereve të Top Channel, por ne përveç saj do t’ia jepnim pa dyshim edhe portretit të tij që qenka i prerë për t’iu përshtatur aq mirë roleve të grave. Një arsye më shumë për të qeshur me lot. Në këtë transformim të fundit duket vajzë por dhe goxha simpatike. Aktoret dhe Xhemi vetë do ta kishin pasur goxha konkurrente po ta kishin aty nëpër këmbë.