NUK MBAROJNË TELASHET PËR FERON/ Reperi kërcënohet me armë – AlpeGossip
NUK MBAROJNË TELASHET PËR FERON/  Reperi kërcënohet me armë

NUK MBAROJNË TELASHET PËR FERON/ Reperi kërcënohet me armë

Ditën e djeshme reperi i njohur Fero është ofenduar rëndë nga vëllai i Unikkatil përmes postimeve në rrjetet sociale.

Ndërkohë ditën e sotme situata ka agravuar në kërcënime.

Kësaj here, Klepto, anëtar i TBA, e ka kërcënuar haptazi me një armë të gjatë reperin duke i përmendur frazën “gang-gang” me të cilën ai identifikohet.

Grupi në fjalë, ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, mirëpo si duket është fshirë më pas.

Ende nuk dihet nëse e ka fshirë Instagram-i vetë për shkak të përmbajtjes që bie ndesh me politikat e tyre, apo e ka fshirë grupi TBA.