Gaz Paja duke shkëmbyer puthje me të ‘bukurën e dheut’ / Cila është ajo (FOTO) – AlpeGossip
Gaz Paja  duke shkëmbyer puthje me të ‘bukurën e dheut’ / Cila është ajo (FOTO)

Gaz Paja duke shkëmbyer puthje me të ‘bukurën e dheut’ / Cila është ajo (FOTO)

Batuta, humor, karakter, role që mbahen mend gjatë, por një jetë private hermetike.
Këto janë disa nga përcaktimet që do i përshateshin aktorit të humorit Gaz Paja, i cili pavarësisht se pëlqehet shumë nga publiku për të qeshurat që u dhuron çdo të dielë, ka vendosur të mos ndajë me ta asnjë detaj nga jeta e tij private.

Prej disa kohësh përflitet se aktori është në lidhje me një vajzë bjonde bukuroshe me të cilën është shfaqur në disa evente publike. Së fundmi çifti është fototgrafuar në një nga club-et e kryeqytetit ndërkohë që shijojnë një gotë e duke kërcyer nën tingujt e muzikës. Në fotot e publikuara nga “Panorama Plus” aktori dhe e dashura e tij shfaqen duke shkëmbyer puthje dhe përqafime me njëri-tjetrin në publik. Kjo tregon se ata ndihen të lumtur dhe lidhja midis tyre po konsolidohet.Për këtë marrëdhënie është folur edhe më parë në media, fakt të cilin Paja nuk e ka mohuar, por është treguar vazhdimisht i rezervuar për të zbuluar detaje apo qoftë identitetin e të dashurës së tij.

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake up” disa kohë më parë Gazi ka treguar se është në një lidhje e cila po shkon shumë mirë dhe se ndihet i lumtur dhe i qetë me bjonden bukuroshe që në studio u etiketua si e “bukura e dheut”.