PA E KUPTUAR/ Këto janë 6 mëkate që po i bëjmë lëkurës – AlpeGossip
PA E KUPTUAR/ Këto janë 6 mëkate që po i bëjmë lëkurës

PA E KUPTUAR/ Këto janë 6 mëkate që po i bëjmë lëkurës

Sigurisht, kujdesi ndaj lëkurës është i rëndësishëm, por çështja është a po e bëni siç duhet?

Pavarësisht sa shumë mendoni se dini, janë disa zakone “të këqija” që ju mbajnë larg fytyrës suaj më të mirë.

1. Larja e shpeshtë

Njerëzit mendojnë se sa më shumë ta lajnë fytyrën e tyre, aknet do të pakësohen, por nuk është ky rasti.  Kur e lani shpesh, do të hiqni vajërat e shëndetshëm, duke çliruar vajëra të tjerë që shkaktojnë bllokim të poreve, pika të zeza apo akne të reja. E mira është që fytyrën ta lani jo më shumë se 2 herë në ditë dhe mos harroni hidratuesin!

2. Kujdes zonën e syve!

Ndaj lëkurës  delikate, siç është ajo rreth zonës së syve duhet treguar kujdes i dyfishtë. Mos u përpiqni t’i tërhiqni ato vetëm për tu duhur bukur, pasi shumë shpejt do të shihni rrudhat e para. Edhe kur vendosni kremin e syve, përpiquni ta masazhoni në mënyrën më delikate të mundshme.

3. Zgjidhni produktet e gabuara për llojin tuaj të fytyrës!

Duket si proçesi më i vështirë, por para se të blini produktet e kujdesit ndaj lëkurës duhet të njihni mirë llojin e fytyrës që keni. Jo çdo krem që sugjerohet është i mirë për ju.

4. Vendosja e më shumë produkti seç duhet!

Dermatologët thonë se një prej krimeve që bëhet gjatë kujdesit të lëkurës është aplikimi në masë i produkteve. Zakonisht diçka e tillë bëhet me qëllim, duke menduar që “më shumë vepron më shpejt”.

Na lini t’ju themi se thjesht po harxhoni më shumë para. Masa që duhet përdorur?! Kjo!

5. Fjetja me make up!

Një herë na ka ndodhur të gjithave, por është mëkat që s’duhet përsëritur. Make up-i i syve mund të futet brenda në sy duke shkaktuar acarime apo dhe ndonjë infeksion të mundshëm. Për të mos folur pastaj për poret…ju urrejnë që i keni bllokuar!

6. Kujdesi në orën e gabuar!

Shpesh, vendosim kremrat dhe biem për të fjetur menjëherë. Kjo s’duhet të ndodhë më. Rutina e mbrëmjes duhet bërë të paktën 1 orë para gjumit, përndryshe kot sa shpenzoni. Efekti s’është kurrë i njëjtë.