E TMERRSHME/ Mësuesi kapet duke filmuar tinëz vajzat në dhomën e zhveshjes (FOTO) – AlpeGossip
E TMERRSHME/ Mësuesi kapet duke filmuar tinëz vajzat në dhomën e zhveshjes (FOTO)

E TMERRSHME/ Mësuesi kapet duke filmuar tinëz vajzat në dhomën e zhveshjes (FOTO)

Një mësues në një shkollë të mesme në Florida është vënë në pranga pasi kishte regjistruar nxënëset duke ndërruar rrobat në dhomën e zhveshjes.

Mësuesi Mark Ackett u arrestua të martën dhe pas kontrolleve iu gjetën edhe videot që kishte filmuar.

49-vjeçari ishte mësuesi i dizenjimit në shkollën e mesme, Bloomingdale, dhe kishte vendosur kamera në domën ku nxënësit ndryshonin veshjet.

Ai u zbulua të martën nga një nxënëse 17 vjeçe e cila po zhvishej në dhomë në momentin që vuri re dy celularë aty, njëri prejt të cilëve ishte duke regjistruar video. Vajza u vesh dhe e denoncoi ngjarjen në shkollë.

Ackett, i cili është i martuar dhe ka dy djem adoleshentë, pranoi para hetuesve se telefonat ishin të tijët dhe i vendosi aty për të regjistruar studentet ndërsa zhvisheshin.