Gazetarët e “çmendur” që raportojnë direkt nga syri i uraganit katastrofik Florence (VIDEO) – AlpeGossip
Gazetarët e “çmendur” që raportojnë direkt nga syri i uraganit katastrofik Florence (VIDEO)

Gazetarët e “çmendur” që raportojnë direkt nga syri i uraganit katastrofik Florence (VIDEO)

Gazetaria ka një farë reputacioni për zmadhim të ngjarjeve, sidomos kur bëhet fjalë për raportet televizive rreth motit.

Kështu, gazetarët në zonat e prekura nga uragani Florence kanë rendur kush e kush i pari për të dalë në terren, edhe pse kushtet janë ekstreme, vetëm që të sjellin efektin e reales në ekranet e televizionit.

Kjo nuk është hera e parë që reporterët sypatrembur raportojnë live në kushte ekstreme moti me erërat që fryjnë dhe shiun që nuk ndalet. Dhe, sigurisht këtë sezon uraganesh nuk kanë munguar pamjet ku era dhe shiu përplasen pas një reporteri teksa ai dhe kameramani raportojnë direkt për gjendjen e stuhisë.

Pa dyshim që duhet guxim për të dalë në një stuhi të kësaj kategorie, por një gazetar është vënë me shpatulla pas murit nga ndjekësit të cilët e kanë akuzuar për ekzagjerim.

Ndërsa Mike Seidel nga Kanali i Motit po filmonte për të nxjerrë në pah erërat dhe shiun e lëshuar nga uragani Florence, disa symprehtë kanë vënë re diçka që nuk përputhej me situatën.

Në sfond duken dy kalimtarë që ecin të pa shqetësuar nga era, ndërsa reporteri disa hapa më larg, të jep përshtypjen sikur mezi po qëndron në këmbë.

Gjithsesi, duke u shtirur apo jo, të dalësh dhe të raportosh në mes të një stuhie të kategorisë së 4, ku rreziqet mund të të vijnë nga të katërta anët, mbetet trimëri më vete.

{“videoid”:”1537028081794″,”type”:1,”ratio”:0.75}

Gazetarët e “çmendur” që raportojnë direkt nga syri i uraganit katastrofik Florence on Vidnews.