E PABESUESHME/ Është vetëm 1 vjeç por Tiani i Tunës flet 5 gjuhë (FOTO) – AlpeGossip
E  PABESUESHME/ Është vetëm 1 vjeç por Tiani i Tunës flet 5 gjuhë (FOTO)

E PABESUESHME/ Është vetëm 1 vjeç por Tiani i Tunës flet 5 gjuhë (FOTO)

Në maj të vitit të kaluar këngëtarja shumë e dashur për publikun, Tuna u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin e veçantë Tian. E ftuar mbrëmë në “Prive”, Tuna foli për herë të parë në një emision mbi shtatzëninë dhe djalin.
Këngëtarja u shpreh se vogëlushi në pamje i ngjan Patrisit, por theksoi se në karakter i ngjan asaj dhe ashtu si ajo, po mëson 5 gjuhë që në fëmijëri.

Të gjithë më thonë se i ngjan Patrisit dhe jam e lumtur që kam bërë përzgjedhjen e duhur në jetë. Megjithatë mendoj se ka karakterin, ambicien dhe nervin tim, buzëqeshjen time. Por ka edhe ëmbëlsinë dhe qetësinë e Patrisit. Ndoshta po ngushëlloj veten se kur më thonë që është si Patrisi, i them unë e shoh veten tek ai. Mendoj që është një miks i të dyve. Do isha e lumtur të kishte ambiciet e mia. Edhe unë kur isha fëmijë kam filluar paralelisht t’i flas 4 gjuhë, me mamin kam folur turqisht, me babin kam folur shqip, me fëmijët e lagjes kam folur maqedonisht pasi jam rritur në një lagje maqedonase, me gjyshin kam folur serbisht. e njëjta gjë po ndodh edhe me djalin. Jam frikësuar pak sepse djali ka një dado që i flet anglisht, megjithatë edhe ajo është në proçes të mësimit të gjuhës shqipe. Kam dashur që Tian gjuhën e parë të ketë shqipen. Por po shoh që i kupton të gjitha gjuhët, mami im i flet turqisht, dado i flet anglisht me theksin e saj filipinas, ne vazhdojmë t’i flasim shqip tërë kohën, kur shkojmë në Shkup, ata të familjes dhe shoqërisë i flasin herë maqedonisht, herë serbisht“, u shpreh Tuna.