NË MUAJT E FUNDIT E SHTATZËNISË/ Loredana filmohet me barkun e rrumbullakosur (VIDEO) – AlpeGossip
NË MUAJT E FUNDIT E SHTATZËNISË/ Loredana filmohet me barkun e rrumbullakosur (VIDEO)

NË MUAJT E FUNDIT E SHTATZËNISË/ Loredana filmohet me barkun e rrumbullakosur (VIDEO)

Prej disa muajsh është përfolur se Mozzik dhe Loredana do të bëhen prindër për herë të parë, por çifti vendosi të mos prononcohet lidhur me këto lajme. Ishte vetë Loredana ajo që më në fund e konfirmoi dy ditë më parë në ditëlindjen e Mozzik.
“Ne do të presim shumë gjëra së bashku, njëri është shumë afër. Ti e di se çfarë dua të them”, shkruante ajo në urimin për partnerin duke konfirmuar kështu se po presin një bebe.

Ditën e sotme çifti është filmuar në një market në Zvicër teksa blejnë ushqimet e nevojshme. Në një moment Loredana kthehet dhe barku i saj i rrumbullakosur shihet qartë pas bluzës së bardhë. Ndiqni videon nga “Prive”.