Shumë vite më parë, aktorja Almeda Abazi humbi një prej personave më të dashur për të, babain. Mungesa e tij e ka vrarë çdo ditë dhe jo rrallë në rrjete sociale Almeda ka treguar sa shumë i mungon personi i saj i zemrës.
Sot, i ati do të festonte ditëlindjen dhe aktorja nuk ka vonuar të publikojë në Instagram disa foto të vjetra të tijat, me të cilat i ka treguar të gjithë ndjekësve se sa krenare është për arritjet e tija si sportist.
“Gëzuar ditëlindjen babi. Na mungon shumë”, ka shkruar ajo krahas një fotoje të vjetër të të atit.
E teksa vitet kalojnë malli për njerëzit e shtrenjtë që janë në botën tjetër nuk shuhet asnjëherë, në jetë ka dhe shumë gëzime, ashtu si ai i djeshmi për familjen Abazi.
Motra bukuroshe e Almedës, Ilda i ka dhënë fund beqarisë. Ajo dhe partneri i saj turk, Kenan Sipahi kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore të mbajtur në Stamboll.
Ka qenë vetë Almeda, e cila na tregoi detajet e kësaj ceremonie nëpërmjet disa videove të ndara në rrjete sociale ku qendra e vëmendjes ishte Ilda, e cila kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë dhe shumë elegant për ditën e saj më të bukur.