NUSET QË RUAJNË ZAKONIN E VJETËR/ Nuk quhen ashtu siç i njohim të gjithë… (FOTO) – AlpeGossip
NUSET QË RUAJNË ZAKONIN E VJETËR/ Nuk quhen ashtu siç i njohim të gjithë… (FOTO)

NUSET QË RUAJNË ZAKONIN E VJETËR/ Nuk quhen ashtu siç i njohim të gjithë… (FOTO)

Më parë ishte një ligj i pashkruar mes familjeve që nusja kur martohej të ndryshonte jo vetëm statusin civil nga beqare në e martuar, por madje ishte domosdoshmëri që të merrte edhe mbiemrin e bashkëshortit të saj. Në ditët e sotme gjërat kanë ndryshuar. Shumë vajza edhe pasi bëjnë celebrimin mbajnë mbiemrin e tyre të vajzërisë, mbiemrin e prindërve të tyre. Në fakt të bëhesh zonja e mbiemrit të burrit tënd të lidh më shumë emocionalisht me partnerin (sado që mund të dalin me qindra persona që do duan ta kundërshtojnë këtë fjali).

Një studim i vitit 2010, tregoi se gratë që ndryshojnë emrat e tyre pas martesës shihen si më të “dashura dhe emocionale”, ndërsa gratë që mbajnë mbiemrin e tyre shiheshin si “më të zgjuara dhe më ambicioze”. Le ta pranojmë se më të lumturit në rastin kur vajzat marrin mbiemrin e bashkëshortëve janë burrat; ndihen të përkëdhelur, të dashur, të vlerësuar e shumë e shumë mbiemra të tjerë. A e dini se shumë vajza të reja dhe jo vetëm, personazhe të njohur të ekranit shqiptar kanë zgjedhur të mbajnë emrat e bashkëshortëve të tyre?

Albërie Hadërgjonaj

Albërie Hadërgjonaj është ndarë vite më parë nga ish-bashkëshorti i saj Mentori. Sot të gjithë e njohim me mbiemrin Hadërgjonaj i cili është dhe mbiemri i Mentorit. Kur ata u ndanë Albëria tashmë e kishte një karrierë muzikore të ndërtuar mbi këtë mbiemër ndaj dhe vijoi të mbante po të njëjtin. Ky është një rast tipik mund të ndahesh nga burri por jo nga mbiemri i tij.

Rita Lati

Rita Lati është një tjetër rast i ngjashëm. Aktorja e njohur në martesën e saj la pas mbiemrin e vajzërisë Ritaj dhe mori mbiemrin Lati prej ish-bashkëshortit me të cilin ka edhe një vajzë, Rozën. Por ajo vijoi ta mbante këtë mbiemër njësoj si Albëria për shkak të karrierës së saj, pasi kështu e njihte publiku.
Qoftë Albëria qoftë Rita janë përfaqësuese të një brezi pak më të vjetër që ndoshta ishte e udhës dhe e duhura të merrje pak edhe e detyruar nga mentaliteti mbiemrin e bashkëshortit. Por sot nuk ka detyrime por vetëm dëshirë, dhe ka kaq shumë nuse të reja që kanë pranuar të mbajnë mbiemrin e burrit sa nuk ua merr mendja. Përse e kanë bërë? Ndoshta për hir të dashurisë dhe bravo u qoftë!

Aulona Papavangjeli

Të gjithë e njohim si Aulona Musta, ish-banore e “Kafazi i Artë”(si një Musta), Kryeredaktore e gazetës “Paloma” për shumë vjet (prapë Musta), moderatore e emisionit “Thumb” dhe vajza e Perlat Mustës(Musta përgjithmonë) por ja që në të vërtetë e gjitha paska qenë një gënjeshtër. Ajo prej vitesh nuk është një Musta, është PAPAVANGJELI. Moderatorja dhe autorja e “Thumb” e ka thënë që nuk ka bërë dasmë ama në tavolinën e Bashkisë kur ka firmosur ditën e celebrimit ka vendosur të mbajë mbiemrin e bashkëshortit të saj. Kështu që po ju prezantojmë me Aulona Papavangjelin!

Marina Selimi

Marina Vjollca i dha fund beqarisë vitin e kaluar në një dasmë madhështore me reperin Getoar Selimi. Problemi le të themi në një familje ku ka vetëm goca dhe asnjë vëlla që të trashëgojë mbiemrin(si thonë të parët tanë) është se mos mbiemri “shuhet”. E nëse familja Vjollca i ka patur shpresat se Marina do të mbante mbiemrin e saj ja ku po ju themi se i ka lënë “në baltë”. Tashmë dihet se ajo është Marina Selimi ( kush është kjo??), bashkëshortja e Getoar Selmit(ah poo) edhe pse dashur pa dashur për hir të profesionit (që bekuar qoftë) do të vijojnë ta thërrasin Marina Vjollca.

Xhensila Kallaku

Do të ishte disi e pabesueshme duke marrë parasysh se sa e lidhur dhe e dashur është ajo ndaj familjes Kallaku që Xhensila Myrtezaj të mos kishte marrë mbiemrin e Besit. Po, ajo është Xhensila Kallaku, dhe besojmë se shumica prej jush nuk e dëgjon si të çuditshëm këtë identitet pasi për këtë është aluduar që në fillim në media. Edhe pse e rritur në një tjetër brez dhe tjetër kohë, këngëtarja është nga ato bashkëshorte që i pëlqen ta thërrasin mesa duket Zonja Kallaku.

Afërdita Kindi

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni të madhe në Miami vetëm pak javë më parë. Nëse ka një gjë për të cilën sa herë martohesh njerëzit të pyesin është mbiemri! Nusja do të mbaje mbiemrin e saj apo atë të burrit? Për Afërditën zgjedhja ishtë të quhej Zonja Kindl (kushedi sa peshë ka andej) edhe pse gjithnjë do e thërrasin Afërdita Dreshaj.

Adelina Markov

Një nuse e re ende e pambushur vitin është edhe Adelina Tahiri martesa së cilës me avokatin maqedonas Serjozha Markov është komentuar gjatë në rrjete sociale. Epo ka qenë babyshowr-i i të birit që pritet të lind shumë shpejt ai që ka zbuluar se Adelina prej muajsh është Zonja Markov.