U SHOKUAN TË GJITHË KUR E PANË/ Blac Chyna vesh në ‘Oscars 2020’ fustanin e stilistes shqiptare – AlpeGossip
U SHOKUAN TË GJITHË KUR E PANË/ Blac Chyna vesh në ‘Oscars 2020’ fustanin e stilistes shqiptare

U SHOKUAN TË GJITHË KUR E PANË/ Blac Chyna vesh në ‘Oscars 2020’ fustanin e stilistes shqiptare

Pjesëmarrja e modeles Blac Chyna mbrëmjen e djeshme në “Oscars 2020” i shokoi të gjithë. Përdoruesit e rrjeteve sociale u shprehën të konfuzuar për pjesëmarrjen e modeles pasi ajo nuk ishte e nominuar dhe nuk kishte asnjë lidhje me eventin.

Por Chyna tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe me veshjen. Modelja amerikane ishte veshur me fustan të zi, me detaje blu, të dizenjuar nga stilistja shqiptare Dona Matoshi.

Fustani kishte një të çarë anash me anë të së cilës Chyna tregoi tatuazhin gjigant në këmbë.

Kujtojmë që Blac Chyna ka qenë e dashura e Rob Kardashian dhe reperit Tyga. Me të dy, modelja ka nga një fëmijë.